[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nehat Hyseni: ‘Shpëtimtari’ Kurti: karizmatik në dukje, lakonik në shprehje e narcisoid në sjellje!



 

Proçesi i ndërtimit të mentalitetit dhe moralit qeverisës e kulturës në përgjithësi, si dhe të kulturës politike në veçanti, është i ndërlikuar dhe për popujt e civilizuar janë dashur shekuj.
Ne Shqiptarët gjatë historisë sonë të shumëvuajtur kombëtare, përjetuam shumë procese retarduese, që thënë kushtimisht, na e vonuan e ngadalësuan rrugëtimin dhe rritjen tonë drejtë progresit.
Ndër të tilla proçese, dy më duken më kryesoret:
Pushtimi e ripushtimi nga sllavët, që nga fundi i shekullit VII-XIV dhe në shekullin XX dhe 2) pushtimi otoman.
Derisa pushtimi i parë na asimiloi fetarisht e kombëtarisht bukur shumë, pushtimi otoman e ndërpreu këtë proces asimilimi dhe ortodoksizimi, por na izoloi nga Europa.
Gjithsesi, këto procese ndikuan në ngadalësimin e progresit tonë ashtu siç ndikon fruthi, lija e qenit, etj. tek zhvillimi i fëmijëve, që shpeshëherë ua rrezikon edhe jetën.
Aktualisht, me 2O vjet përvojë të qeverisjes pa Serbinë, shumëçka është problematike, meqë jemi në fazën e stabilizimit të vlerave shoqërore, që është çështje shumë e ngatërruar.
Pra, ne jemi në fazën e mishmashit, të ngatërrimit të vlerave morale, shoqërore e kombëtare: e mira-e keqja, patriotizmi-tradhëtia, e moralshmja-jomoralja, që më së miri i kanë përshkruar Noli e Konica.
Në momentin e pikërishëm, Kosova gjëndet edhe para një katarzisi në kuptimin e spastrimit moral të qeverisjes, që personifikohet tek VV si bartëse e këtij procesi, kundër PAN-it, si luftë kundër hajnave e tradhërëve, etj.
Pak a shumë, jemi në gjendjen e Gjermanisë së pasluftës LPB, kur edhe lindi Nacional-Socializmi atje dhe Hitleri si ‘shpëtimtar’, apo ‘ndodhja e popullit’ në trevat e ish Jugosllavisë në krye me Millosheviqin si ‘shpëtimtar’ i popullit serb nga ‘armiqtë e shumtë.
Hitleri e shkatërroi Europën dhe një pjesë të botës, kurse Millosheviqi Bosnen, Kroacinë dhe në fund Kosovën dhe Serbinë.
Tani, si duket i ka ardhur radha Kosovës që ta gjejë ‘shpëtimtarin’ e vet.
Për shumëkënd, Albin Kurti është ‘shpëtimtari’ i shumëpritur i tillë: majtist (socialist si nacionalsocializmi dhe SPS) që premton ‘drejtësi sociale’, luftë të pakompromis kundër hajnisë në qeverisje, ku nuk përjashton asnjë parti apo lider.
Pra, Albini është karizmatik në dukje, dhe lakonik në shprehje, ashtu siç ishin edhe ‘shpëtimtarët’ e përmendur dhe populist në ngritje, me pretendim të bëhet i adhuruar nga populli.
Pra, ‘Mesia’ shqiptar, që praktikisht paraqet një mendësi totalitare si karakteristikë themelore e diktaturës neokomuniste ‘sui generis’ të shekullit XXI, në ardhje.
Sigurisht se populistët-diktatorët jo vetëm që pëlqehen, por ata madje adhurohen si qenie hyjnore në tokë: shih filmat dokumentarë të diktatorëve botërorë!
Kush adhurohet më shumë se Kim Yong-ët, apo Enveri. Le ta përkujtojmë vajtimin gjithëpopullor kur vdiq Enveri në vitin 1985, ose të Stalinit (1953), Titos (198O), etj.
Pandemia është një vlerë e shtuar që e ndihmon instalimin e autoritarizmit kudo në botë, sidomos në muajt e vitet në vijim kur kriza shëndetësore shndërrohet në krizë ekonomike, politike, morale, etj.
Në këto rethana, gjendemi në udhëkryq: t’ia besojmë qeverisjen ‘shpëtimtarit’ dhe të na prishë me dynjanë duke e përfshirë edhe Amerikën e BE-në, duke u rirjeshtuar kah Rusia dhe Kina, si dhe në instalimin e diktaturës me eliminimin e Kuvendit të Kosovës si organ më të lartë të pushtetit në Republikë, në institucion formal, si fasadë e demokracisë, të cilit nuk ia njeh as të drejtën legjitime për zgjedhjen e Qeverisë.
Kuptohet, duke u thirrur ‘në emër të popullit’ si dhe të gjithë diktatorët ‘shpëtimtarë’.
Urojmë që këto sfida t’i kalojmë me sukses!

Menu Title