[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nebih Geci: Dilema ime: Çka biseduan 4 orë kokë më kokë Albini e Hashimi?



Botapress 28 Mars – Te nderuar qytetar te Republikes sone, une dua te jap mendimin tim ne lidhje me qeverin ne largim. Une isha idhetare i zjarrte ne kualicionin paszgjedhore ne mes te LDK-se dhe VV-se, edhe pse e dija qe VV eshte subjekt i majte teresisht, duke besuar se kjo qeveri do bente ndryshime rrenjesore ne lidhje me politikat e brendshem dhe natyrisht ne ato nderkombetare, duke u bazuar ne deshiren e Albin Kurtit per te treguar aftesit e tij politike ne raport me interesin e Kosoves brenda dhe jashte saj.

Une qe nga data 02.02.2020 ku ishte bere marreveshja ne mes dy subjekteve me te medha ne vend LDK-se dhe VV-se, isha optimist dhe doja te besoja qe tani ka filluar nje epoke e re dhe nje vizion i ri per vendin tone ne raport me interesat tona qytetare dhe duke mos i larguar kurre nga mendja raportet tona me SHBA-ne dhe natyrisht edhe me BE-ne. Por ja qe ndodhi diqka krejtesisht tjeter, nje diqka qe apsolut nuk e deshiroja.

Ne seancen e jashtezakonshme e thirrur nga LDK per votbesim ndaj qeveris Kurti mesova diqka te cilen nuk e kam pritur as nuk e kam menduar fare. Z.Kurti ne fillim te fjalimit te tij foli diqka qe apsolut nuk do doja te degjoja nga ai fjalen (gjakderdhje) per mua kjo thote shume ne nje vend normal, dhe eshte jashtezakonisht jashte çdo norme, politike, morale, intelektuale, njerezore.

Une nuk u preka ne momentin kur z.Kurti e largoj z.Agim Veliun nga posti i ministrit te brendshem ate dite, por arsyetimet e Kurtit ishin jo bindese dhe jo kualitative te nje politikani per te cilin une besoja qe ai ishte, ai ne foltore te ambientit te zyres se tij te kryeministrit tha qe z.Veliu ne nje medium kishte thene qe gjendja e jashtezakonshme do ishte mire te vihej ne shqyrtim ku nga ora ne ore po ngritet numri i te infektuarve me COVID-19, ku z.Veliu tha qe eshte mendim i imi personal, Kurti tha eshte e patolerueshme per mua sepse une te shkarkoj nga detyra.

Prape nuk u binda por prita me skepticizem se çfare do te ndodhe ne vijim, pastaj LDK i beri thirrje z.Kurti qe ta rikthej z. Veliun ne postin e ministrit te brendshem dhe ta largoj taksen 100%, dhe t’i kerkoj falje LDK-se, si dhe te vazhdoj qeverisjen e tij te cilen ai e donte me çdo kusht. Une sinqerisht prita qe z.Kurti te reflekton me kujdes dhe te e shqyrtoje edhe nje here vendimin e tij, nga pozicioni i nje kryeminstri te nje vendi por ai veproi nga pozita e kryetarit te VV-se, por ajo nuk ndodhi, ndodhi e kunderta. Erdhi dita pastaj e ngritjes se mocionit te votbesimit.

T’ju them te drejten vetem fjalimet e z.Kurtit me interesonin. Ai tha qe Hashim Thaqi nuk mund te beje ndyshime kufijsh me Albinin Kryeminister pa kaluar mbi mua, thenje jashtezakonisht e mire per veshin e nje njeriu. Pastaj Albin Kurti tha une kisha nje takim me Hashim Thaqin 4 ore koke me koke! Ketu une ndryshova komplet mendimin tim dhe fillova dyshimet e mija ne lidhje me besimin e qeveris Kurti, nese Albini e dinte qe Hashim Thaqi e ka ne mendje prekjen e kufirit te Kosoves apo ndarje, ku jam i bindur qe ai e dinte se Hashim Thaqi e ka thene qindra here shkembim, korigjim etj etj.

Pse Albini pra e preku qeverin e vet! Kur e dinte qe Hashimi do ta coptonte Kosoven nese ai nuk eshte kryminister, a me i rendesishem ishte largimi i z.Veliut per Albinin apo coptimi i Kosoves, kur e dinte Albini se nese e prekte njeriun e dyte te subjektit politik ne kualicionin me subjektin e vet ai do te rrezohet ne kungull te kokes. Kjo eshte keshtu çdo avion e ka pilotin dhe copilotin ku pilot ishte ne kete rast Albini dhe copilot Agim Veliu ne nje udhetim rreth e rreth planetit, dhe e hudhi copilotin nga avioni, shume i natyrshem rrezimi i avionit per mua.

Albini tha ne foltore te kuvendit se une nuk do shkoj ne shtepin e bardhe apo shtepin e verdhe apo te gjelbert per ta coptuar Kosoven, per mua kjo ishte diqka shume e rende, e paimagjinuar per nje politikan qe erdhi ne emer te “shpreses” se nje populli, thenje amatoreske, cenike, e papjekur, jo parimore e pamoralshme dhe skandaloze, ku ju referua shtetit me te fuqishem ne planet SHBA-se te cilet na nderuan, na perkrahen dhe na e sollen pavaresine e Kosoves dhe e fuqizuan pavaresine tone duke ja bashkangjitur forcimit te shtetit tone edhe GJND.

Albini ne foltoren e kuvendit tha kam mesuar ne kete nje muaj e gjysme sa isha kryeminister, me teper se sa koha qe jam ne politik, i besova Albinit se me te vertet ishte vetem nje politikan i nje subjekti politik por kurrsesi nje burreshtetas, per mua Albini tash e tutje nuk ndryshon nga politikanet e tjere perveq se ne oratorit e tij te nje grumbulluesi te votave duke e ditur qe ne fatkeqesin e ketij vendi don te jete dominues i thithjeve te moralit qytetar.

Une e degjova me vemendje z.Grenell ne T7, njeriun e trete ne shtepin e bardhe ku tha qe Albin Kurti me shiqoi ne sy bindshem dhe tha se une do ta heq taksen 100%, por ai genjeu. Raportet e Kosoves me SHBA ne asnje forme as Albini, as Hashimi, as Ramushi dhe asnje njeri mbi kete toke shqiptare nuk do i thej sepse ato di t’i mbroje populli i Kosoves me fanatizem.

“Albin ti nuk mundesh me qene kunder AMERIKES, ndoshta edhe mundesh, ama mandej nuk mundesh, SEPSE NUK JE ME KRYEMINISTER”.

 

Menu Title