.
×

Në Wuppertal të Gjermanisë përkujtohet Kolonel Ahmet Krasniqi



Në Wuppertal të Gjermanisë, në prani të një numri të konsiderueshëm aktivistësh, kujtuam dy data të rëndësishme.

Përkujtuam Kolonel Ahmet Krasniqin-ish Ministrin e Mbrojtëjes të Republikës së Kosovës. Tubimin e hapi Nënkryetari i Nëndeges së LDK-së për NRW, z. Enver Musa.

Pas mbajtjes një minutë heshtje, për kujtim e nderim të Kolonel Ahmet Krasniqin, z. Musa falënderoi të pranishmit, njëkohësisht duke i informuar edhe për qëllimet e mbajtëjes së tubimi përkujtimor.

Fjalën pastaj e mori Jakup Gërguri – Kryetar i Nëndeges së LDK-së për NRW – Gjermani. Sot kemi një tubim, me të cilin kujtojmë dy ngjarje diametralisht të ndryshme. Njëra emocionale e dhimbshme, tjetra e ndjeshme ngase shënon Histori të popullit tonë. Këtë vit përkujtojmë Kolonel Ahmet Krasniqin edhe me një risi. Është kjo e re ngase përfundimisht më21. 09 të këtij viti, eshtrat e Ahmet Krasniqit do këtheheni në vendlindje.

Do këtheheni, dhe do pushojnë aty ku e kanë vendin e merituar, pranë presidentit historik Ibrahim Rugova.
Sot shënojmë edhe 7 shtatorin, diten e mirratimit të Deklarates së Kushtetutes të Republikes së Kosoves. Rastisi këtë vit që një video që do e shohim, është pikërisht nga organizatori kryesor i Mbledhje së Kuvendit më 07.09.1990 në Kaqanik z. Hebib Shehu. Z. Shehu ishte këtë vit edhe laureat i Mirënjohjes ORA E PRESIDENTIT, që Nëndega jonë e ndanë qdo vit për një ndër Figurat më eminente ndër Shqiptarë.

I njohur si veprimtar, intelektual, bashkëpunëtor i President Rugovës, si figurë emblematike e Kaqanikut, z. Shehu e Dhe një intervistë enkas për Nëndegen tonë, të cilën do e shiqojmë s‘bashku me filmin Inmemoriam për Kolonel Ahmet Krasniqin do i shiqojmë.

Ndjehem shumë mirë që sot këtë tubim e mbajmë me juve aktivist, veprimtarët, mësues, anëtarë të LDK-së që seici keni bagazhin e aktiviteteve e kontributeve të mëdha. Ju falënderoi të gjithëve për praninë tuaj, dhe në emër të Kryesisë së Nëndeges së LDK-së për NRW ju premtoi se edhe në të ardhmen do angazhohemi për të sjellë inqizimet si këto sot, dhe ju ftoi t’i shiqojmë sëbashku.

Pasi u shiquan dy storiet filmike, të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtua z. Qazim Bajgoraliu-ish kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, i cili foli për Kolonel Ahmet Krasniqin, dhe rëndësinë e 7 shtatorit. Z. Hamit Halili -njëri ndër veprimtarët e hershëm në mërgatë falënderoi organizatorët dhe Nëndegen e LDK-së që po mbajnë tubime të tilla.

Z. Behxhet Krasniqi në emër të Familjes Krasniqi falënderoi Nëndegen e LDK-së për NRW, ngase kjo është e para që organizoi Akademi Përkujtimore për Vëlla un tim Ahmetin edhe në kohën kur ngushëllimet na vishin fshehurazi në familjen tonë.

Ai i njoftoi të pranishmit edhe për ecurinë e procesit të këthimit të eshtrave të Kolonelit në vendlindje, që do bëhet më 21 të këtijë muaji. Në fund z. Behxhet Krasniqi falënderoi të pranishmit dhe Kryesinë e Nëndeges që kurrë nuk e lanë anash përkujtimin për Kolonelin. Gjithashtu uroi edhe 7 shtatorin, diten e mirratimit të Kushtetutes së Republikës së Kosovës./NRW-10.09.2018-Jakup Gërguri /Botapress/