.
×

Në Vjenë perurohet romani “Paraardhësit” i Muharrem Blakajt



Njoftohen krijuesit, dashamirët e fjalës së shkruar, bashkëkombësit tanë që jetojnë në rrethinën e Vjenës dhe më gjerë, se në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Austri, bëhet përurimi i romanit “PARAARDHËSIT” te shkrimtarit tashmë të njohur, Muharrem Blakaj. Romani “PARAARDHËSIT”, kohë më parë doli nga shtypi (si ribotim) dhe u prit shumë mirë (dhe shënon një ngjarje e jehonë të vërtetë letrare), si nga kritika ashtu edhe nga rrethet letrare dhe lexuesit e shumtë. Këtë e dëshmojnë prezantimit e deritashme në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat iu bënë romanit.

Për librin do të flas shkrimtari dhe kritiku letrar zoti Gani Bytyçi.

Promovimi bëhet më 01. 06. 2018 (e premte) duke filluar nga ora 17:30.

MIRË SE VINI!

Adresa:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë

Goldeggasse 2/15,

1040 Vjenë

Austria

 

 

 

Isa Maloku

Muharrem Blakaj, lindi më 6 janar 1959 në fshatin Vrellë, komuna e Istogut. Është shkrimtar shqiptar dhe ish disident i regjimit jugosllav.

Jetëshkrimi

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para nëPejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.

Për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979. Në vitin 1986, ia arrestojnë vëllain Xhemajlin, të cilin, me tortura çnjerëzori e mbysin në burgun hetues të Pejës. Më 5 shkurt 1987 pason arrestimi i Muharremit.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, policia ia merr dorëshkrimin e tregimeve të përgatitur për shtyp „Monolog i një komiti“, si dhe dy novela; „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.

Veprat letrare

  • „Misioni sekret“, roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004.
  • „Thesaret e humbura“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2005.
  • „Atentat brenda germës L“, roman, SHKSH „Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2007.
  • „Paraardhësit“, roman, „KOMBI“ (IKDFK), Prishtinë 2009.
  • „Rrugëtim Fatal“, monografi, Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë 2012
  • „ Paraardhësit“, roman, botim i dytë (me ndërhyrje nga autori), Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2018
  • „Nana Kadë“, skenar filmi dokumentar, realizuar nga „GALEGE Produktion“, Pejë 2018