.
×

Në veriun e Kosovës ka ujë, bukë, ilaçe; të tjerat janë propagandë e Serbisë- Dogana dokumenton gjendjen në këtë pjesë



Botapress 26 Qershor – Ka kohë prej se kur qeveria dhe zyrtarë serbë kanë filluar propagandën e tyre për “krizë humanitare” në veri e cila, siç thonë ata është krijuar që nga vendosja e taksës 100% më 21 nëntor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Blic.E për këtë, zëdhënësI i Doganës së Kosovës, Adritaik Stavileci i ka përgënjeshtruar gjithë këto raportime të mediave dhe zyrtarëve serbë.

Ai për Gazetën Blic ka thënë se Dogana e Kosovës konform legjislacionit në fuqi ka trajtuar dhe aprovuar të gjitha kërkesat për lirimin e donacioneve për komunat veriore, institucioneve qeveritare si dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai ka shtuar se që nga vendosja e taksës në nëntor të vitit të kaluar e deri më 24 qershor të këtij viti donacionet e dhëna për komunat veriore dhe atyre në brendi janë liruar mallra të kategorive te ndryshme si: ushqime, medikamente dhe pajisje medicionale, naftë dhe derivate të saja.

Sipas Stavilecit, bazuar në raportet që posedon Dogana e Kosovës, serbëve të veriut të Kosovës nuk iu mungon as edhe një gjë elementare.“Mallra ushqimore( mish, produktet mishi, produkte bylmeti, pemë, perime, drithëra, zarzavate, sheqerna, prodhime mielli, pije, fruta, et).

Ndërsa, lendë djegëse ( naftë, mazut, vajrat minerale, kemikate, produktet farmaceutike, esktrakte ngjyrosese , produktet sanitarie, produkte ndryshme kimike)”Ai ka thënë se përveç, gjërave elementare ushqimore, banorëve të veriut u janë lejuar edhe të paisje, aparatura medicinale e edhe medikamente shëndetësore.

Përveç këtyre, Dogana e Kosovës ka lejuar që përmes pikave kufitare, në veriun e Kosovës të futen edhe lëndë tjera për ushtrimin e bizneseve të ndryshme në atë pjesë si:“Mallrat nga plastika dhe produktet e tyre, Mallrat  nga plastika dhe produktet e tyre, Artikuj të bërë nga fibrat e ndryshme, Artikuj të bërë nga qelqi dhe prodhimet tija, etj”

Se raportimet dhe deklaratat nga Beogradi zyrtarë janë propaganda për “krizë humanitare”, janë demantuar plotësisht. Në veriun e vendit nuk mungojnë as aktivitetet kulturore e artistike për të cilat Dogana e Kosovës ka shqyrtuar mëse 60 kërkesa.“Janë trajtuar mëse 60 kërkesa të ndryshme të importeve të përkohshme të pajisjeve dhe rekuizitave nga institucionet komunale nga komunat veriore dhe të komunave tjera me shumicë serbe lidhur me aktivitetet e ndryshme me karakter kulturore( shfaqje teatrale, ekspozita, manifestime dhe turne të ndryshme për fëmijët), etj.”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka njohuri që në veri të vendit po bëhen përpjekjet për të improvizuar një “krizë humanitare”.Ka shtuar se janë në dijeni se në objekte dhe shtëpi të ndryshme në veri të Kosovës po mbahen produkte të caktuara ushqimore, ndërkohë që shitoret po boshatisen. Sipas tij, ky skenar do të duhej të aktivizohej të enjten.“Nuk guxojmë që ta lejojmë këtë, jo për shkak të ndonjë produkti ushqimor, por për shkak të kontrabandës, sepse në atë mënyrë mund të barten edhe narkotikët, armët dhe produktet tjera. Kemi detyrim që ta vendosim rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Haradinaj.

Kosova, në nëntor të vitit të kaluar, ka vënë taksën prej 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia, për shkak të, siç kanë deklaruar autoritetet në Prishtinë, sjelljes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.