.
×

Ne Velbert të Gjermanisë u mbajt turniri tradicional në futboll në përkujtim të Heroit Xhevat Jusufi



Përpos ekipeve pjesmarrëse ,familjes  së Heroit të Kosovës Xhevat Jusufi, Vllezrit Avdyli  Fadili dhe djali i Xhevatit  Rafeti,  e bashkatdhetarëve, turnirin e nderuan edhe kryetari i Velbertit Dirk Lukrafka, drejtori për sport Hans-Werner Mund, kryetari per integrim Ivo Simic,kryesia e dy ekipeve të futbollit nga Velberti si dhe drejtori i sportit për gjermani nga Klubi i Llapit Amrush Batatina, vlen të ceket se në ket turnir ishte edhe marrveshja për bashkpunim të ekipeve nga Velberti e Podujeva,ku drejtori Batatina i njoftoj për klubin  Llapi dhe interesimin për bashkpunim ku edhe u arrit qëllimi për vizita të ndërsjellta.

Në emër të familjes së Heroit foli djali i Heroit Xhevat Jusufi ,Rafet Jusufi me qrast përshëndeti për  organizmin e Turnirit dedikuar Heroit të Kosovës, kryetarin e Velbertit mysafirët, ekipet pjesmarrëse ishte shumë falenderues që mergata shqiptare përkujton dhe nderon luftëtarët e lirisë,  ceku edhe rolin e mërgimtareve para dhe pas lufte per Atedheun ,u lexuan edhe dy telegrame pershendetse nga kosova njera e familjes se heroit Xhevat Jusufi dhe një nga kryetari i Podujeves Agim Veliu , ne fund para se te behet ndarja e trofeut dhe mirnjohjet,kryetari i Velbertit tregoj edhe për projektet e dy qyteteve të Velbertit dhe Podujeves ku ceku se veq jan arrit marëveshjet e partneritetit në mes dy shkollave  e të  sporteve në shumë kategori dhe pritet në një kohë të shkurt edhe votimi për binjagzim në mes dy qyteteve Velbert-Podujeve.

Në fund vendin e parë i takoj FC Velbert, i dyti Trepça 89,i treti Bochumi, ku kryetari Lukrafka, organizatori Rrahman Islami  dhe familja e Xhevat Jusufi ndan pokallat dhe mirënjohjet për ekipet pjesmarrëse e referit te turnirit Ibush Islami,ne fund u tubua një shum simbolike për familje me nevojë sociale ne kosovë,