.
×

Në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas kanë votuar 23 për qind e qytetarëve



Në Drenas në shkollën “Rasim Kiçina” deri në orën 14:00 kanë votuar 23.03% e qytetarëve gjithsej 932 votues.

Menaxheri i kësaj qendre Rrahim Muleta ka thënë për lajmi.net se parregullsi nuk ka pasur deri më tash dhe pas orës 15:00 pritet fluks më i madh i qytetarëve për të votuar. Krahasim me vitet e kaluara përqindja është e njëjtë.

Po ashtu në këtë qendër janë parë edhe një numër policësh duke monitoruar situatën.

Gjithsej në Drenas janë pesë pika votimi.