[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Në Rusi, një kilometër autostradë 4 milionë euro – Në Kosovë rreth 10 milionë”



Publicistja, Flaka Surroi ka reaguar ndaj kostos së lartë të autostradës cila pritet të lidhë qytetet si Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë e Prizren, raporton Gazeta Blic.Ajo, për këtë ka marrë një shembull të një autostrade e cila lidhë Rusinë me Bjellorusinë e që është e gjatë rreth 2 mijë kilometra e që pritet të kushtojë 8.3 miliard euro.

Për këtë, ajo ka thënë se për një kilometër autostradë, është planifikuar të shpenzohen rreth 4 milionë euro. Ndërsa, autostradën e Dukagjinit, autostradë kjo e cila pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro kur për një kilometër asfalt, që pritet të jetë e gjatë rreth 95 kilometra, janë planifikuar të shpenzohen rreth 10 milion euro.

“Kosova, ky thesar i pafund!”, ka shkruar me ironi ajo.Ndryshe, ndaj çmimit të lartë të kësaj autostrade kanë reaguar edhe nga kolalicioni më i madh qeverisës PDK të cilët e kanë quajtur si investim të panevojshëm.

Kurse, për Gazetën Blic nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se ky investim është i nevojshëm pasiqë, rreth 35% e buxhetit të vendit vjen nga rajoni i Dukagjinit

Menu Title