.
×

Në rinumërim shkojnë 530 vendvotime



Qendra për Numërim dhe Rezultate ka kërkuar për të rinumëruar disa vendvotime, shkruan Gazeta Metro. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të rinumërohen gjithsej edhe 530 vendvotime. KQZ fillimisht kishte vendosur të rinumërohen 314 vendvotimeve, tash sipas tyre, janë edhe 530 vendvotime të kësaj natyre, që duhet të rinumërohen.

Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime por shënimi është jo i saktë i subjekteve.

Janë 24 vendovotime me probleme teknike të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.

81 vendvotime ku subjekti nuk ka vota ndërsa kandidatët kanë vota.

89 vendvotime ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në ora 16.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit./gazetametro.net