.
×

Në Real ndizet alarmi ‘Ronaldo’



Mos-aktivizimi i Cristiano Ronaldos si titullar ka bërë shumë bujë në Spanjë.

Carlo Ancelotti vendosi të mos e inkuadrojë nga minuta e parë kundër Atletico Madridit yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo.

Një fakt i tillë ka bërë bujë të madhe në Spanjë, kur kihet parasysh kundërshtari i Realit në atë ndeshje.

Sipas raportimeve të El Mundo Deportivos, Ronaldo ka filluar të ketë përsëri probleme me gjurin e tij.

Portugezi tash e shumë kohë po ankon për dhimbje në gju, aq sa kohë më parë deklaroi se në Kupën e Botës në Brazil luajti i lënduar.