[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në radhë gara e auto sllallomit në Sllatinë



Pas garës malore, e cila në fundjavën e kaluar u mbajt në disiplinën malore në Brezovicë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon të dielën me garën e dytë në disiplinën e auto sllallomit, e cila do të mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.
FASK në bashkëpunim me Eurogoma Racing Team kanë vendosur që për garën, e cila do të mbahet më 13. Shtator, garuesit nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e pjesëmarrjes (startarinën).
Paraqitja e pjesëmarrësve në garë mund të bëhet deri në orën 11:00, ndërsa pas verifikimit të dokumentacionit, kontrollit teknik të veturave dhe publikimit të listës startuese, në orën 12:00 parashihet vozitja testuese, derisa 15 minuta pas përfundimit të saj nis gra zyrtare.
Atraktivitetin e garës do ta shtojnë edhe pjesëmarrësit me karting.

Menu Title