[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Qeverinë e Kosovës ka pozitë të zyrtarit për fotokopje



Përpjekja për të punësuar njerëz me ose pa meritë në institucionet e Kosovës ka bërë që shpesh të shpiken pozita të cilat nuk do të duhej të ekzistonin.

Është dukur si hajgare pozita e zyrtarit për fotokopje – megjithatë, kjo pozitë ekziston në organogramin e Qeverisë së Kosovës.Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se derisa Qeveria po punon në hartimin e projektligjit për zyrtarët shtetërore, ka hasur në pozita të ndryshme.

Një ndër ato, siç ka treguar Tahiri në “Frontal”, në televizionin T7, është ajo e zyrtarit për fotokopje.Mirëpo, ai ka thënë që pozita të tilla kanë mbetur që nga koha e UNMIK’ut, dhe të njëjtat nuk ka pasur vullnet që të hiqen.Në krejt institucionet e Kosovës numri i të punësuarve është 81 mijë. /Express/

KLIKO KETU

 

Menu Title