.
×

Në Prishtinë vizatohen grafite me portretin e Oliver Ivanoviqit (Video)



Një grafit me emrin Oliver, e portret të marrë nga një fotografi e ish politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviqit u vizatua pranë konvikteve në Prishtinë.

 

Dëshmitarët që nuk duan të flasim para kamerave, thonë se ajo duhet të jetë vizatuar gjatë natës ose të  herët në mëngjesin e së hënës, derisa studentët vlerësojnë se dikush mund ta ketë bërë këtë për motive politike, njofton Klan Kosova.

 

Grafite të tilla janë parë edhe në komuna tjera me shumicë serbe si Mitrovicë veriore e Graqanicë.

 

E në ditën kur u bënë tre muaj nga vrasja e liderit të nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u fol edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Deputeti i Partisë së pavarur liberale Sllobodan Petroviq, shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se nuk u zbulua vrasja.