.
×

Në Pozharan zbulohet pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe atdhetarin Shaban Haliti-Alidema



 

Në Pozharan të Vitisë me një solemnitet rasti organizuar nga familja  Alidemaj,  në vendin ku kishte lindur dhe pranë Odës ku kishte  pritë dhe përcjell shumë personalitete të ndryshme  atdhetar e kombëtare   nga viti 1929 e deri në vdekjen e tij mizore nga hordhitë serboi-cetnike më 7 janar 1945, është zbuluar Pllaka përkujtimore për veprimtarinë  e çështjës kombëtare dhe atdhetarin  e ish kryetarin e komunës së atëhershme të Pozharanit,   Shaban Haliti- Alidema.

 

Ne këtë solemnitet të organizuar nga familja e ngushtë dhe e gjerë e Shaban Halitit-Alidemes ishin prezent edhe strukturat komunale  në kry  me nënkryetarin e komunës Hasan  Alia, kryesuesi i kuvendit të komunës,  Naim Pira, kryetarit të Shoqatës së veteranve të UÇK-së Avdyl  Bajrami etj .

Duke folur para të pranishmëve Hasan Alia, tha se  “ Ne si gjenerata të parardhësve tanë,  nuk duhet harrur kurrë këta trima dhe dijetarë si dhe  kauzën  për të cilën punuan dhe vepruan  këta burra të Anamoravës e ne mesin e tyre padyshim se vend me rëndësi zënë   edhe kontrubuti i veprimtarit Shaban  Haliti.

Edhe Avdyl Bajrami me një fjalë rasti ka përgëzuar organizatorin e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore – nipin e Shaban Halitit-  Halit Alidemën i cili ka financuar vetë këtë projekt përkujtues  si dhe familjën e ngushtë dhe të gjera të Alidemajve.

Kjo pllakë përkujtimore u zbulua nga Hasan Ali, si dhe anëtari më i vjetër i familjës Alidemaj Sadullah Alidema.

Ndryshe Shaban Halti, më 7 janar ishte mbytur me mjete të topitur në masakrën e njohur serbe në xhaminë e Pozharanit ku pos tij kishin vdekur edhe tre pozharanas të tjera Ajet Terziu,  Misin Alidema si dhe Ahmet Zuka, kurse  nga familja e gjërë e Shaban Halitit, meten të vdekur  në burguin e Gjilanit nga  serbet  edhe 8 anëtarë të kësaj familje në mesin e tyre /edhe ajo e atdhetarit dhe i persekutuarit  Halil Alidemes / emrat e të cilëve janë gdhendur në këtë Pllakë përkujtimore për të mos u harruar kurrë.