.
×

Në përvjetorin e lindjes, zyrtarë të LDK-së nderojnë Jusuf e Bardhosh Gërvallën



Adem Lushaj

Dega e Lidhjes Demokratike në Deçan, ka bërë nderime dhe vënë kurore me lule, pranë varrit të heroit kombëtar, Jusuf Gërvalla. Ky nderim i degës, ku ishte i pranishëm edhe Naser Rugova, Jeton Lajqi dhe aktivistë tjerë, është bërë me rastin e ditës së lindjes së këtij heroi, që sipas kryetarit të degës, Armend Zemaj, figurat kombëtare çdo herë do jenë të nderuar dhe përkujtuar, për atë që kanë bërë për vendin e tyre. “Jemi këtu që ti nderojmë vëllezërit, Jusufin e Bardhoshin, familjen e madhe Gërvalla dhe nënën Ajshe”, shprehet Zemaj, sipas të cilit, LDK-ja çdo herë do përkujton dhe nderon vlerat kombëtare. Njëjtë është shprehur edhe veprimtari i kësaj partie, Naser Rugova, duke thënë se kemi obligim kombëtar që njerëzit e mëdhenj të kombit ti përkujtojmë dhe nderojmë gjithmonë, siç janë edhe vëllezërit Gërvalla dhe shumë e shumë të tjerë. Ndërkaq, vëllai i Jusufit, Avdyl Gërvalla, duke qenë falënderues për nderimin e bërë pranë varreve të vëllezërve dhe nënës së tij, ka thënë se nderimi që iu bëhet atyre, është nderim për familjen dhe kontributin e dhënë, jo vetëm të Jusufit, Bardhoshit dhe nënës Ajshe, por i gjitha brezave familjare.

jusuff