.
×

Në orët e mbrëmjes bllokohet rruga Prishtinë-Han i Elezit



Shembjet po vazhdojnë në rrugën magjistrale Prishtinë – Hanë i Elezit, duke bllokuar kështu për orë të tëra qarkullimin e automjeteve, raporton RTK.

Këto shembje po krijojnë edhe kolona të gjatë në këtë magjistrale. Punëtorët e kompanisë përgjegjëse për pastrim, jashta kamerave kanë thënë se ata po i pastrojnë rrugët, por prapë po përballen me shembjet e dheut.

E qytetarët thonë se po presin me orë të tëra për të kaluar këto pengës. Policia nga ana tjetër, ka dal në vendin e ngjarjes, dhe po i orienton qytetarët për rrugë alternative.