.
×

Në ora 15:00 votohet Qeveria e Isa Mustafës



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar nënkryetarët për mbledhjen e Kryesisë, ndërsa pritet që në ora 15:00 të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

Burime të portalit Koha.net marrin vesh se në Kuvendin e Kosovës, tek deputetët e PDK-së dhe të LDK-së ka nisur firmosja e kërkesës nga deputetët për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot, ku do të votohej Qeveria.

Kjo ide ishte përmendur edhe më parë, si kërkesë e LDK-së, që brenda të njëjtës ditë të konsituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeveria.

Për ta bërë këtë duhet që mandatarin ta shpall Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me të cilën krerët e dy subjekteve në koalicion, Thaçi e Mustafa u takuan para se të nisë seanca konstituive.