.
×

Në nëntor, biletat për Eurosongun 2015



Festivalin sivjet e fitoi Austria me Conchita Wurst dhe hitin “Rise like a Phoenix”. Biletat për festival zakonisht nisin nga 60 euro për gjysmëfinale e deri në 150 euro për finale, normalisht shumë më shtrenjtë në tregun “e zi” dhe blerjen e biletave në momentet e fundit.

Biletat për Festivalin Europian të Këngës – Eurovision Song Contest 2015 pritet të dalin në shitje në mes të muajit nëntor, shkruan webfaqja zyrtare e festivalit.

Përkundër thashethemeve se porositja e biletave mund të bëhet në internet dhe në mënyra të ndryshme, ORF – televizioni mikpritës i festivalit thotë se kjo është e pamundur. Janë rreth 100 mijë bileta për festivalin i cili vjen majin e vitit 2015-të në Vjenë, e që do të mbahet në Wiener Stadhalle.


Wiener Stadhalle

Festivalin sivjet e fitoi Austria me Conchita Wurst dhe hitin “Rise like a Phoenix”. Biletat për festival zakonisht nisin nga 50 euro për gjysmëfinale e deri në 150 euro për finale, normalisht shumë më shtrenjtë në tregun “e zi” dhe blerjen e biletave në momentet e fundit.

Deri tani pjesëmarrjen në festivalin e vitit tjetër e kanë konfirmuar 27 shtete, ndërsa mes tyre ende nuk gjendet Shqipëria, e cila nisi në vitin 2004 rrugëtimin e saj dhe triumfoi në vendin e pestë me Rona Nishliun dhe këngën “Suus”./ KultPlus.com