.
×

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, dy familje falin dhe pajtohen në Drenas (Foto)



Pikërisht në muajin e Shenjtë të Ramazanit, pajtimi dhe falja është bërë në Xhaminë e komunës së Drenasit.

 

 

Hoxhallarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë pajtim të familjes Topalli nga Baica-Drenas si dhe të familjes Gjeli nga Likoshani-Drenas.

 

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Hoxhë Fatmir Latifaj.

 

Postimi i plotë:

 

Tani sa ndodhi:

 

Sot me daten 20.05.’18

 

Pajtimi dhe falja në Xhaminë e Drenasit!

Hoxha Fatmir Latifaj me ekipën e pajtimit: Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasomen, Idriz Shtuticen dhe Ukë Ukaj arritën t’i pajtojnë Familjen Topalli nga Baica – Drenas, me familjen Gjeli nga Likoshani – Drenas!

 

Allahu n’a mundësoft që t’i pajtojmë popullin Shqiptarë

Amiiiin.

Me respekt Hoxha Fatmir Latifaj