[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në mesin e të infektuarve në Malishevë edhe një fëmijë 1-vjeç



Deri më sot, komuna e Malishevës prinë për sa i përket numri të rasteve me koronavirus. Aktualisht janë 66 persona që kanë dalë pozitiv me Covid-19, ndërkohë që edhe një grua 66 vjeçare ka humbur jetën .Në mesin e këtyre 66 personave është edhe një fëmijë 1 vjeçar.Kryetari i Malishëvës, Ragip Begaj ka bërë të ditur se gjendja e saj është e mirë dhe se për të po përkujdesën në Klinikën Infektive.

“Po është e vërtetë, gjendja e saj është stabile dhe është nën përkujdesjen e Klinikës Infektive”, tha Begaj për Insajderi.Ndryshee, kryetari Begaj, sot është takuar edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.Begaj ka deklaruar se tashmë gjendja është alarmante, dhe se do të jenë mirënjohës nëse marrin më shumë ndihmë nga institucionet.

“Jemi në momentet më të vështira, po besoj që bashkëpunimi do të rritet edhe qeveria do të ketë një përkujdesje më të madhe për Malishevën, pres një përkrahje më të fuqishme, qendra familjare deri tani është e pajisshme, po situata në Malishevë është më alarmante, besoj që duhet të kenë përkrahje më shumë çka do që të marrin hapa do të jemi mirënjohjes, do të punojmë bashkë për të kaluar këtë të keqe”, ka deklaruar ai.

Menu Title