.
×

Në mesin e personave që humbën jetën nga ngjarja tragjike është edhe djali i një deputeti



Botapress, 14 Shkurt-Në aksidentin tragjik rrugor që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup – Tetovë, ndërroi jetë edhe Jovica Tërpevski i cili është djalë i deputetit të LSDM-së, Bllagojçe Tërpevski,

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit,  njofton Nova TV, transmeton Portalb.mk.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.