.
×

Në Merdarë pritjet janë deri në 15 orë! (Grafikë)



Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

 

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata, shkruan Indeksonline.

 

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dal nga Kosova.

 

Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.

 

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

 

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit. /Indeksonline/