.
×

Në listën e zezë të Presidentit Obama futen edhe familja dhe kompanitë e Naser Kelmendit



Komplet Familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së, Barack Obama. Kjo ka ndodhur për shkak se firma e Kelmendit dyshohet se merret me tregti me drogë dhe shpërlarje parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama.

Deri tash në këtë listë ishte vetëm Naser Kelemndi. Prej 24 marsit të këtij viti në listën e zezë janë e djemtë Besniku, Elvisi, Liridoni dhe vajza e tij, Donata Kelmendi si dhe e gjithë kompania e tij.

Veç kësaj, edhe kompanitë në Mal të Zi, Bosnjë, dhe Kosovë janë përfshirë në listën e zezë.

Kelemendi bashkë me fëmijët e tij akuzohet se merret me trafikim të drogës dhe pastrim të parave, raporton Gazeta Express.

“Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA’së.

Deri tash janë më shumë se 1700 njerëz në listën e zezë të Presidentit të SHBA’së.

Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.