.
×

Në Koshare, UÇK kishte vrarë 108 serbë (Video)



Në luftën e koshares e cila shpërtheu kufirin shqiptaro-shqiptar kishin rënë dëshmorë 113 shqiptarë. Mirëpo në këtë betejë jo më pak humbje kishte pësuar edhe armiku.

Vet mediet serbe kanë pranuar se janë vrarë 108 pjesëtarë të atëhershëm të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe vullnetarë, në mesin e të cilëve edhe vullnetarë rusë.

Madje shteti i Serbisë ka pranuar se në luftën ballë për ballë me luftëtarët e UÇK-së kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz.

Gjithashtu, për herë të parë, Serbia edhe zyrtarisht ka pranuar, se në luftën në Kosovë, në veçanti në betejën e Koshares, ka pasur edhe vullnetarë të huaj, para së gjithash rusë, por edhe rumunë e të tjerë.