.
×

Në konvikte mungojnë kushtet esenciale për banim



 

 

Qendra e Studentëvë të Universitetit të Prishtinës përballet më shumë vështërësi  tash e sa vite.

Konviktet që janë rregulluar kohë më parë nuk po i plotësojnë kushtet e banimit për studentët të cilët e zgjedhin konvikin për të banuar gjatë studimeve në UP, shkruan Botapress.net

Me probleme të shumta po përballet konvikti numër 5 i cili është i dedikuar për banuese femra.

Botapress ka zhvilluar një intervistë me banueset e këtij konvikti dhe këto banuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe problemet që ato përballen gjatë qëndrimit në konvikt.

Studentja M.K banuese në këtë konviktë thotë se tash e sa ditë po përballen me mungesën e energjisë elektrike në shumicën e dhomave, shkruan Botapress.net.

Tash e sa ditë në katin që unë banoj dhe në shumë kate tjera të këtij konvikti nuk ka energji elektrike pasi dritat nuk po funksionojnë. Unë dhe cimeret e mia kemi blerë qe shumë herë poçe elektrike por prap nuk po funksionojnë. Këtë gjë e kemi lajmruar edhe në drejtori por ende nuk është ndërmarrë ndonjë gjë në këtë aspekt”, u shpreh studentja për Botapress.

Tutje banueset thonë që kjo gjë po ju paraqet shumë problem sepse nuk po munden të mësojnë shkak i mungesës së energjisë elektrike.

Ne po detyrohemi të mësojmë me drita të koridorit apo me dritë të telefonave dhe kjo po na paraqet vërtetë një problem të madh”, shprehet banuesja tjetër Z.O.

 

Ndryshe Qendra e Studentëve ka kapacitet për 3600 banues të cilët kanë të drejtë të shfrytëzojnë konviket për banim si dhe menzën për ushqim./Botapress.net/.