.
×

Në këto komuna është duke prirë Blrim Reka



Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, është duke publikuar rezultatet e para. Sot në Maqedoninë Veriore janë mbajtur zgjedhjet presidenciale, shkruan lajmi.net. Në bazë të publikimit të rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), kandidati i pavarur shqiptar, Blerim Reka, është duke prirë në shumicën e komunave dhe qyteteve të banuara me shqiptarë.

Mirëpo, ka edhe qytete ku ka mjaftë shqiptarë por që Blerim Reka nuk është duke udhëhequr me votat e numëruara deri më tani. Lajmi.net, ju sjell disa prej rezultateve të para në komunat ku është duke prirë Blerim Reka.  Në bazë të këtyre rezultateve, deri më tani Reka ka arritur të mbledh gjithsej 37 mijë e 672 vota apo 12.29 për qind.

Përveç Blerim Rekës, në garë për president të Maqedonisë së Veriut ishte edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së,  Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski/