.
×

Në Gjenevë përkujtohet Agim Ramadani, i agimeve tona në liri!



 

ARIF EJUPI

Shoqata atdhetare në mërgim“Zhegra”me seli në Gjenevë të Zvicrës,çdo vit përkujton birin e saj Agim Ramadani,dhe të114-të bashkëluftëtarët e tij,të rënë të cilët me heroizmin e tyre të paparë Kosharen,dikur mur me gjemba,që ndau gati një shekull vëllanë me vëlla e kthyen në dritë që s’shuhet kurrë.

 

Agimi, më shumë se ekspert ushtarak vazhdimisht i këshillonte bashkëluftëtarët e tij që të mos alarmoheshin nga thirrjet fashisoide të gjeneralëve serbë.

 

Ata, totalisht të shfrenuar dhe të nxitur nga mllefi shoven ushtarëve të tyre të dalldisur u kishin thënë:“çdo krim i kryer ndaj shqiptarëve është i justifikueshëm”

 

Luftëtarët e Betejës së Koshares,të gjithë djem shtatlartë dhe me trup konstrukt luani,me shkathtësi të pa imagjinuara,për të depërtuar nëpër shtigje malesh, ua kishin zënë pritat ushtarëve serbë, dhe i kishin detyruar të vetëdorzohen.

 

Më këtë rast ata u kishin dhënë leksion gjeneralëve serbë, duke u treguar që ëndrrat e tyre se ata janë të pamposhtur ishin utopi dhe vetëmashtrim.

 

Oficerët serbë pas këtij akti më shumë nga frika se sa nga dhembja që kishin për ushtarët e tyre nisën sulmet nga ajri.

 

Agim Ramadani, burrë i guximshëm që porsa kishte mbushur 36 pranvera reagimin në armë e kishte rrufe.

 

Po, aq aktiv për pak ditë i kishte bërë edhe shumë të rinj,që me plot vullnet iu kishin përgjigjur thirrjes së Atdheut,duke lënë lukset e jetës në vendet e Evropës Perëndimore.

 

Ai,së bashku me udhëheqës dhe komandantë të tjerë të Betejës së Koshares, dhe me ushtarët e tij trima zmbrapsin çdo sulm të armikut.

 

Udhëheqësit e ushtrisë serbe të tmerruar nga rezistenca e një ushtrie shumëfish më të vogël në numër dhe me pak armatim,disfatën e tyre në Koshare,mundohen ta zbusin duke futur në përdorim edhe armë të ndaluara me ligjet ndërkombëtare të luftës.

 

Ndërkaq, debaklin në këtë Betejë,ata para popullit të tyre tash 19 vjet e arsyetojnë me atë se kinse u sulmuan nga forcat e paktit NATO.

 

Agim Ramadani,si njëri nga figurat më të ndritura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përveç që ishte unikat në artin luftarak ai shquhej edhe si piktor e poet.

 

Në veprën e tij janë të gërshetuara talenti, puna, përkushtimi, eleganca, e mbi të gjitha edukata e lartë njerëzore.

 

Prandaj,puna e tij në këto dy gjini të artit vlerësohet me notën më lartë jo vetëm nga kritika shqiptare por edhe ajo evropiane.

 

Se vërtetë kemi të bëjmë me një intelektual të përmasave ndërkombëtare tregon edhe shpallja e tij anëtar nderi i Akademisë Evropiane të Arteve, një vit para se të binte në altarin e lirisë.

 

Agimi,dhe shokët e tij me gjak hapën rrugën e bashkimit tonë kombëtar,duke rrënuar murin ndarës në Koshare, i cili 100 vjet me radhë nga regjimet gjakatare të Serbisë, u mor si shkas për montimin e proceseve të ndryshme politike,dhe vrasjen e pamëshirshme të shqiptarëve të Kosovës,gjoja se ata kishin tentuar të arratiseshin në Shqipëri,në shtetin e tyre amë.

 

Andaj,Shoqata Atdhetare “Zhegra”nga Gjeneva, duke u ndjerë krenare dhe ballëlartë me bashkëvendësin dhe heroin e saj Agim Ramdani, në nderim të jetës dhe veprës së tij çdo vit organizon jubile përkujtimi, ku përveç tij kujtohen edhe të rënët e tjerë për liri dhe mëvetësi të tokave tona. Në tubimin e sotëm përkujtimor para të pranishmëve me fjalë rasti prezantuan kolonel

 

Ferish Tërshnjeva,pjesë e njësit komandues në Betejën e Koshares,dhe bashkëluftëtarë i Agimit,dhe i 114-të të rënëve të tjerë në këtë betejë. Ai, me shumë emocion kujtoi takimin e tij të fundit me Agimin Ramadanin,të cilin e përshkruan si shok e mik të pazavendsueshëm.Kurse punën e tij prej strategu ushtarak e krahason me të ekspertëve të elitave me famë botërore.

 

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë,z.Ramadan Avdiu,vlerso po ashtu lartë përpjekjet e të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te cilët me stoicizëm të pashoq mbrojtën çdo pëllëmbë toke të Kosovës.Ai,gjatë fjalës së tij tha se Agim Ramadani,ishte i gjithanshëm, ngase njihej si piktor, poet e epror i përkryer i artit luftarak.

 

Këto aftësi Agimi i tregoi së bashku me bashkëluftëtarët e tij në Betejën e Koshares,duke gjunjëzuar gjeneralë serbë me gati një jetë në Ushtrinë e ish-Jugosllavisë, e cila në akademitë e saj aftësonte edhe ushtarak të huaj.

 

Sikurse viteve të mëparshme edhe këtë vit këngëtarë të njohur që jetojnë dhe veprojnë në Gjenevë,e veçantë tandemi i mrekullueshëm i bashkëshortëve Afërditë dhe Shpejtim Krasniqi, i kënduan Agim Ramadanit, dhe heronjve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Kurse me vallet e bukura të trevave tona të pranishmit i argëtuan Ansamblet në mërgim “Gëzuar”nga Gjeneva, dhe ai “Teuta”nga Lozana.

 

Në këtë përvjetor si zakonisht të pranishëm ishin edhe familjarët e heroit tonë kombëtar Agim Ramadani. Në emër të familjes mysafirët dhe organizatorët i falenderoi z.Jashar Ramadanj,i cili në këtë ngjare kishte ardhur si i ftuar special nga Gjilani i Republikës së Kosovës.