[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Në Evropë po rritet numri i të moshuarve me Covid-19



 

Evropa ka hyrë thellë në valën e dytë të epidemisë së koronavirusit dhe një tendencë veçanërisht shqetësuese ka filluar të shfaqet: Më shumë njerëz të moshuar po infektohen.

Gjatë muajve të verës, kontinenti evropian pati grupe infeksionesh që shfaqeshin kryesisht  tek të rinjtë që dilnin në bare, restorante dhe hapësira të tjera publike. Ndonëse kjo nuk ishte ideale, kjo do të thoshte që niveli i vdekjeve qëndroi relativisht i ulët, pasi të rinjtë janë më pak të prekshëm nga virusi dhe shumica i shmangin sëmundjet serioze. Edhe statistikat kanë treguar që të rinjtë e kanë kaluar më lehtë virusin.

Sidoqoftë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se më shumë njerëz të moshuar tani po infektohen. Sipas raportit më të fundit të situatës, të publikuar nga ECDC, të paktën 13 vende në Evropë panë nivele të reja infeksioni midis njerëzve të moshës 64 dhe 65 vjeçe për 100.000 banorë në Kroaci dhe 206 të moshuar për 100.000 banorë në Holandë .

Shkalla e infeksionit me Covid-19 mbi moshën 65-vjeçare në disa vende të krahut lindor të BE-së është tani dyfish më e lartë sesa gjatë valës së parë, si në Republikën Çeke, Rumani, Slloveni dhe Hungari.

Shkalla e lartë e infeksionit te të moshuarit është shqetësuese, sepse njerëzit e moshuar kanë shumë më shumë gjasa të përfundojnë në spital dhe të përballen me një rrezik dukshëm më të lartë të vdekjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pothuajse 88% e të gjitha vdekjeve në Evropë ishin në mesin e grupmoshës mbi 65 vjeç. Në Republikën Çeke, personat mbi 65 vjeç përbëjnë 14% të infeksioneve javore, por 94% të vdekjeve të të moshuarve që nga 11 tetori.

Kur infeksioni fillon të përhapet tek njerëzit e moshuar, spitalet mund të mbingarkohen shpejt, siç ndodhi në Itali, Spanjë dhe vende të tjera gjatë valës së parë të virusit në pranverë.

“Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve. Filloi me të rinj në të 20-at e tyre dhe u përhap gradualisht edhe në moshat më të mëdha”, tha Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, në një konferencë muajin e kaluar.”Kjo rritje e numrave është mjaft shqetësuese, e sidomos kur shtretërit janë plot me të moshuar, duke përfshirë edhe moshat tjera”, shtoi ai, shkruan CNN,

Menu Title