.
×

Në dasmë vjen edhe policia e paftuar, ja sa të arrestuar ishin dje në mes të ahengut



Botapress, 4 Gusht-Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona si shkas i armëmbajtjes pa leje dhe rrezikimit të sigurisë njerzore gjatë shtënies me armë në ahengje familjare, shkruan Botapress.info

Këto raste kanë ndodhur në qytete të ndryshme, Shtime, fshatin Cernillë të Ferizajit në Llukavci i Begut në Istog dhe Vushtrri.

Ky është njoftimi I plotë I Policisë së Kosovës:

Shtime 03.08.2019 – 13:58. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shtime 03.08.2019-09:32. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtëne me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava e kalibrit 6.35mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Cernillë, Ferizaj 03.08.2019-22:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë Ekol Special ,kalibri 9 mm, një karikator dhe katër(4) fishek. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Llukavci i Begut, Istog 03.08.2019-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që në një aheng  kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetëmbëdhjetë(18) fishek. Me vendim të prokurorit  kujdestar, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri 03.08.2019 – 16:26. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Botapress.info/