[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Në cilën anë je ti?”, pyeti Albin Kurti: Halil Matoshi i jep “përgjigjen”, kundër regjimit tënd



Pas deklaratave që sot dha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku ndër të tjera pyeti qytetarët se “Në cilën anë je ti?”, ka reaguar ish këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.Ai i ka kthyer përgjigje Kurtit duke thënë se si pyet një kryeministër kësisoj në kohë demokracie.

“Albin, jam kundër regjimit tand! Meqë pyete”, ka shkruar Matoshi.

Reagimi i plotë:“Në cilën anë je ti?” – po i pyet Kryeministri qytetarët në kohë paqeje e demokracie!?– Albin, jam kundër regjimit tand! Meqë pyete.

Ndryshe, kryeministri në detyrë përmes një reagimi në Fabook ka goditur partitë tjera.


Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Kurtit:Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika!

Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Menu Title