.
×

Në Borås te Suedisë u festua me madheshti e dinjitet festa e 8 Marsit



 

 

Afer 800 gra shqiptare festuan Ditën e grave në Parkhall te Qytetit Borås ne Suedi..

Tashmë është bërë një traditë e bukur në qytetin Borås te Suedisë që Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, te festohet me madhështi e dinjitet, ashtu siç i ka hije kësajë dite të shënuar.

 

Edhe këtë vit, shoqata shqiptare kulturo- sportive Dardania në Borås me antarët e sajë kishte filluar përgatitjet që më parë për ta organizuar këtë festë sa më mirë, për t’i nderuar nënat,motrat dhe gratë. Rolit dhe pozitës së gruas në familje, shoqëri dhe në bashkësinë shqiptaro – suedeze, shoqata jonë i kushton një rëndësi të madhe, sepse është nëna, ajo krijesë e dashur, që rrit fëmijën, ia mëson gjuhën tonë të ëmbël dhe e mbanë familjen të shëndoshë. Kjo festë per gratë dhe vajzat shqiptare u organizua ne lokalin e mirënjohur Parkhallen te Boråsit.Kjo sallë për këtë mbrëmje ishte mbushur plot me gra e vajza te reja.

Perveq atyre qe jetojnë ne Borås dhe rretinë per ta festuar 8 marsin Kishin ardhur nga  Göteborgu,Tranemo,Alingsås,Mölndal,Ullared,Uddevalla dhe Herrljunga.

Per ushqim dhe pije është kujdesur restoranti suedez GG.Mbrëmjen e mori muzika,kënga dhe vallja dhe atë e bëren te paharrueshme këngëtarët e mirënjihur Linda Hakaj dhe Shaip Alija të percjellur nga Fatos Durmishi dhe Egzon Osmani.

 

Kënga dhe vallja, bisedat e ngrohëta me njëra – tjetrën vazhduan deri vonë. Atmosfera ishte mjaft e gjalle dhe ngazëllyese, çdo gjë shkoi si është më mirë.

 

Organizatorët, anetaret e kryesisë së shoqatës dhe veprimtaret tjerë te shoqates Dardania, të angazhuar për organizimin e kësaj feste nuk e ndien fare lodhjen

Të gjithë u ndanë të kënaqur me dëshirën: U takofshim së shpejti në festat e tjera të shoqatës shqiptare Dardania If.

 

 

Muharrem Binaku

Shoqata shqiptare Dardania,Borås

Borås, Suedi