.
×

Në Berlin Flamuri i Kosovës në Gjysmështizë (Foto)



 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ulur flamurin në Gjysmështizë qysh të shtunën në mbrëmje. Pos  në Kryeqytetin e Gjermanisë  edhe në misionet Diplomatike të këtij shteti në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në kujtim të Fadil Vokrrit.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, në profilin e tij në Twitter mes tjerash ka shkruar për Fadil Vokrrin: “Një njeri i madh i sportit, një njeri i madh i Kosovës, la tokën për të shkuar në Amshim dhe Përjetësi. Pusho i qetë #FadilVokrri.

Apo ka kujtim më të mirë sesa intervista e tij e fundit në Frankfurter Allgemeine Zeitung http://www.faz.net/aktuell/sport/fussball/wm-2018-quali-kosovo-trifft-auf-kroatien-in-albanien-14467529.html ” , ka shkruar Ambasadori Cufaj.