[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në 100 ditëshin e qeverisjes, Haradinaj kërkon rritjen e pagave për stafin e tij



 

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Draft raportin e 100 ditëshit i cili sot i dorëzohet presidentit, kryeparlamentarit dhe deputetëve dhe po ashtu Qeveria ka miratuar Planin vjetor  për vitin 2018, për të dëshmuar kapacitetin e Qeverisë për të arritur objektivat e caktuara. Në mbledhjen e sotme Qeveria mori vendim për rritje të pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës. Haradinaj nuk ka përmendur pozitat që do t’u rriten pagat por tha se kjo po bëhet pasi ka shpërputhje në paga. “Ka shpërputhje në paga që lidhen me mua dhe stafin”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

 

Menu Title