[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndryshon Ligji prej 1 marsit në Gjermani, kosovarët do ta kenë më të lehtë të marrin viza-pune



Shumë kosovarë kanë zgjedhur ndër vite që të udhëtojnë drejtë vendeve të huaja, për një punë më të mirë.Padyshim se nga viti në vit, Gjermani është një prej vendeve më të frekuentuara nga të rinjtë kosovarë për të gjetur ndonjë vend pune, qoftë ajo sezonale apo edhe më e gjatë.

Kështu kosovarëve u duhet të përgatiten për një kohë të gjatë që të kompletojnë dokumentacionet e nevojshme për të aplikuar për viza pune, e për terminin e së cilës shpesh herë duhet pritur shumë gjatë.

Por Gjermania nga 1 marsi ka vendosur që të lehtësojë këto procedura, në mënyrë që një vizë pune të arrihet të merret më shpejtë.Që nga kjo datë në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtorë të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësinë tashmë ekzistuese për punëmarrësit e kualifikuar nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, si Kosova, Shqipëria e vende të tjera, por që kërkojnë të fillojnë një marrëdhënie punësimi në Gjermani.Jan Freigang dhe Feride Ozdemir kanë realizuar së fundi një video në të cilën flasin për përpunimin e vizave profesionale.

Freigangu tha se i pëlqen të shkojë drejtë Zyrës për punë të jashtme çdo të hënë, por që sot është edhe më e veçantë.“Sot po kalojmë në hapësirën tonë të re, të një zyre tjetër me një ekip të ri për të filluar një detyrë të re dhe të mrekullueshme. Gjermani është vend që ka nevojë për punëtorë të aftë. Qoftë në kujdes shëndetësorë, në zanate, apo në industrinë e IT’së. Për këtë po bëhet edhe Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit të ardhshëm. Ne duam të sigurojmë bashkë me ekipin tonë të ri profesionistë se mund të marrin një vizë për hyrje në Gjermani”, tha ai.

Ndërsa Ozdemiri tha se në disa vende njerëzve u duhet të presin shumë gjatë për shkak të kërkesës për vizë dhe se për këtë arsye dëshirojnë të mbështesin dhe lehtësojnë ambasadat dhe konsullata nga Berlini duke marrë përsipër përpunimin e kërkesave për viza nga specialist të shumtë.“Në praktikë kjo funksionon në atë mënyrë që aplikimi të bëhet në Ambasadë, ne bëjmë provimin në Berlin dhe nëse gjithçka është siç duhet, Ambasada e jep vizën. Jam e kënaqur që jam pjesë e një prezantimi të ri që nga fillimi dhe do të punoj në një ekip ku njohuritë specifike për vendet nga e gjithë bota mblidhen në një vend”, shtoi ajo.

Menu Title