.
×

Nexhmedin Spahiu: Qeveria Haradinaj, punë e kryer!



Sipas analistit Nexhmedin Spahiu arsyeja e arritjes së marrëveshjes në mes Bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosje është refuzimi i PDK-së për të lëshuar pushtetin, derisa ka thënë se qeveria Haradinaj tashmë është punë e kryer.
“Mosgaditshmëria e PDK-së, e kanë shtyrë Bllokun dhe VV-në që të arrijnë marrëveshjen, sepse në të kundërten nuk do të ndodhte”, tha Spahiu në emsionin “Zona e Debatit” të KlanKosovës.

Sipas Spahiut, nëse dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, do të udhëhiqet nga Vetëvendosja, nuk do të ketë ndryshime të mëdha nga ai që është udhëhequr deri tani nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

“Ndryshime do të ketë në dialog, por më shumë ato të nivelit teknik, tash do të kemi dy palë që shtyhen më shumë të bëjnë pazar, që do të ngulomojnë më shumë në kërkesa, por do të na marrë më shumë kohë”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë, ai mendon se bisedat në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në mes kryeministrave të të dy vendeve, duke përjahtuar mundësinë që lideri I VV-së, Albin Kurti të jetë në krye të dialogut. Hamendësim mbetet sipas Spahiut se kush do të ketë rolin e Edita Tahirit dhe Blerim Shalës.