.
×

Ndodh edhe kjo në PDK’në e Gjilanit: Flasin Qemal Mustafa, Flurim Arifi dhe Policia



Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës po përcjellet me përplasje mes pretendetëve të degëve të ndryshme, së fundmi u raportuar se një përkrahës i Qemal Mustafës në Gjilan është rrahur me një kundërshtues të tij. Vetë Mustafa i ka thënë se ka pasur vetëm fjalosje, e jo rrahje.

Mediat lokale të Gjilanit kanë raportuar se asamblisti i Kuvendit Komunal, Hevzi Xhelili, dhe anëtari i kryesisë, Riad Rashiti, janë përleshur fizikisht përballë selisë së PDK-së në Gjilan. Arsyeja e përleshjes, sipas raportimeve, ka qenë gara mes Qemal Mustafës dhe Flurim Arifit si pretëndentë për kreun e kësaj dege të PDK’së.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë për Gazetën Express se ka pasur fjalosje mes aktivistëve të PDK’së në këtë komunë dy net më parë, por jo edhe rrahje mes tyre.

“Nuk ka ndodhë mbrëmë por parmbrëmë. Bëhet fjalë për një fjalosje mes dy aktvistëve dhe assesi për përplasje fizike”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Flurim Arifi, pretendentpër të qenë kundërkandidat i Mustafës për kreun e degës së PDK’së në Gjilan, i ka thënë Gazetës Express se ai nuk ka qenë në atë takim dhe nuk e di cfarë ka ndodhur.

“Është mirë me u pyet të dy të përmendurit. Nuk kam qenë prezent dhe nuk jam i informuar që ka pasur përplasje fizike”, është shprehur Arifi.

Ndërkaq, Ismet Hashani nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjilanit, ka thënë se nuk ëshë raportuar në Polici një incident i tillë.

“Ende nuk është në polici, për momentin ende nuk ka asnjë ankesë lidhur me këtë në polici”, tha Hashani.

Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, ka nisur procesin zgjedhor brendapartiak, ndërsa kjo nuk po shkon pa përplasje.

Burime  brenda Partisë Demokratike të Kosovës, kanë treguar se aty ka ndodhur një incident që ka shkuar deri në përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e fshatit Dobratin me 9 shkurt.

Ndërkohë, deri tek incidenit ka ardhur pasi që në garë për kryetar të nëndegës së këtij fshati kanë qenë dy kandidatë dhe përkrahësit e Naim Fetahut nuk kanë dashur që ky të ketë konkurrent.

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka shkarkuar më pas këshilltarin e tij, Naim Fetahun, pasi besohet se njerëz të afërt të tij kanë nxitur konfliktin.

Këtë e ka demantuar PDK’ja, mirëpo nuk kanë treguar arsyet e shkarkimit të Fetahut