.
×

Ndodh edhe kjo! Ja sa do të ‘paguhen’ veteranët pas vdekjes



Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më shumë përfitojnë pas vdekjes së sa janë gjallë. Trashëgimtari i veteranit do të marrë çdo muaj nga 250 euro, për dallim të veteranët luftëtarë që tani merr 170 euro nga buxheti i shtetit.
Kështu e parasheh ligji për veteranët nëse paga minimale në Kosovë vazhdon të mbetet në nivelin e njëjtë, sa është edhe pensioni i veteranit, edhe pas kategorizimit përfundimtar të listës së veteranëve luftëtarë të UÇK-së.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, kreu i veteranëve në Kosovë, Hysni Gucati, duke shpjeguar se Përfitimet e një veterani luftëtarë të UÇK-së, i angazhuar nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës do të vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij.
Megjithatë, deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, ligji parasheh që skema pensionale zbatohet siç është parapare me ligjin bazik.

Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, aktualisht pensioni i një veterani luftëtarë është 170 euro. Ndërsa, familja e veteranit përfiton 119 euro.
ask

Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vitin e kaluar është vendosur që lartësia e pensionit të trashëgimtarit të Veteranit Luftëtar të jetë 250 euro, shkruan Gazeta Fjala.

ask