[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Ndodh edhe kjo: 47 vjeçari në Prizren me armë lodër shtiret si polic dhe kërkon të respektohen masat



Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi që i njëjti ka vizituar një qendër bamirësie dhe është shtirur si një polic.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai kishte kërkuar respektim të masave anti COVID.

“Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm”.

“I dyshuari, S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikes, pra nuk ishte armë e vërtete. I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim”.

“I dyshuari është shoqëruar në polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL’’. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Menu Title