.
×

Ndeshje në Skenderaj, dy gra përfundojnë në spital



Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Skenderaj, në të cilin është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy pasagjere kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Skenderaj, ku drejtuesi i veturës dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka përfunduar jashtë rrugës dhe ka rënë në hendek.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, pasagjere në veturë, të cilat pas tretmanit mjekësor në QMF në Skenderaj, janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman të mëtutjeshëm.