[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndeshje mes një kamioni dhe një autobusit në Prishtinë, Policia jep detaje



Botapress 25 Shtator – Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ku ishin të përfshira një kamion dhe një autobus. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe autobusi. Bazuar në të dhënat fillestare, në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti kompetent në stacionin policor jugu”, tha Ahmeti

Menu Title