.
×

Ndeshje e rëndë në magjsitralen Prishtinë-Pejë, ka edhe të lënduar



 

Botapress 30 Tetor – Minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të fshatit Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident, në të cilin sipas informacioneve të para ka mbetur i lënduar lehtë një person.

Në vendin e ngjarjes ndërkohë ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Nga ky aksident dëmtime të mëdha materiale ka pësuar një prej makinave të aksidentuara e cila ka përfunduar e përmbysur anash rrugës.

Gazeta Express ka provuar disa herë radhazi që të kontaktojë zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, por ai ka qenë i pa qasshëm. VIDEO