.
×

Ndeshje e rëndë në autostradë, humb jetën një person



Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të tunelit.

Sipas informacioneve të para shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.