.
×

Ndeshje e rëndë në afërsi të Klinës – krijohen kolona të gjata



Botapress 22 Nëntor – Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, në Gllarevë të Klinës. Një veturë është përmbysur, teksa në rrugën ku ka ndodhur aksidenti janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Gazeta ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e përmbysur.

Në vend të ngjarjes ka dalë menjëherë edhe Policia e Kosovës.