.
×

Ndeshje e rëndë afër Liqenit të Badovcit, raportohet për të lënduar



Botapress 17 Korrik- Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku si pasojë mbetën tre persona të lënduar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Ljamin e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”.

Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve të policisë ka dalë edhe ambulance që ka marrë të lënduarit.