.
×

Ndërron jetën një person, pasi sulmohet tek shkallët e nënkalimit në Pejton



Policia e Kosovës njofton se sot në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.

Bëhet e ditur se një person është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Momentalisht policia po mbledh të dhëna dhe detaje tjera rreth këtij rasti.