[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërron jetë zyrtari i LDK-së



Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selatin Ademi ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media nga kjo parti politike.

“Ju njoftojmë se sot, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë bashkëveprimtari ynë, Selatin Ademi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 26.01.2020, në orën 14 e 30, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Kryesia e Degës së Dytë të LDK-së, të gjitha strukturat e saj, shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi dhe gjithë miqve të Selit, një aktivistit të devotshëm e të sinqertë të Degës së Dytë të LDK-së”, thuhet në njoftim.

 

Menu Title