.
×

Ndërron jetë profesori i njohur i UP-së



Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinës, Riza Çavolli.Lajmin e ka bërë publik një nga profesorët e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florin Isufi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miqSot u nda nga jeta profesori ynë i dashur Prof.Dr. Riza ÇavolliProf.Dr. Riza Çavolli lindi në Pejë me 06.04.1930. Prof.Dr. Riza Çavolli ishte njëri ndër profesorët me meritat më të mëdha në zhvillimin e shkencës së Gjeografisë në Kosovë dhe më gjerë.

 Si njohës i mirë i gjeografisë ai kontribuoj shumë në avancimin e kësaj disipline përmes mësimdhënies, publikimeve shkencore si dhe aktiviteteve tjera në projektet të ndryshme kombëtare dhe shtetërore. Profesor Çavolli shkollën fillore e kreu në Pejë, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa studimet i përfundoj në Beograd. Prof.Dr. Riza Çavolli në afate rekorde dhe me sukses shumë të lartë përfundoj studimet e magjistraturës dhe tezen e doktoratës në Universitetin e Zagrebit duke rritur numrin e profesorëve universitar me titull shkencor në Kosovë.

Që nga viti 1970 ai ishte ligjërues në Universitetin e Prishtinës, në FSHMN, Departamentin e Gjeografisë. Si profesor ishte shumë i dashur për student, ndërsa ligjëratat e tij ishin shumë përmbajtjesore, me fakte shkencore dhe të dobishme për student. Gjatë jetës së tij akademike ai realizoj mbi 100 punime shkencore duke ofruar komunitetit shkencor fakte të reja dhe të pa njohura deri atëherë për hapësirën e Kosovës. Profesor Çavolli publikoj edhe disa libra për nivele të ndryshme të arsimit duke filluar nga niveli i shkollës fillore, të mesme deri tek ato universitare.

Profesor Çavolli do të kujtohet gjithnjë si profesor i dashur për student dhe kolegë, i përgatitur profesionalisht dhe shumë atdhetar. Ai përmes shkrimeve shkencore sidomos temave regjionale ka ofruar fakte të pamohuara mbi hapësirën e Kosovës dhe pasurinë e saj, duke tentuar që të ngritë vetëdijen e valorizimit të drejtë dhe në dobi të zhvillimit shoqëror-ekonomik të popullsisë së Kosovës. Së fundi me një komunikatë për shtyp profesor Çavolli u deklarua edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke u pozicionuar në anën e drejtë kombëtare dhe duke e përmbyllur karrierën e tij shkencore drejt dhe pa anime, ashtu siç bëjnë të gjithë intelektualet për kombin dhe vendin e vet.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.F.I. & SH.B.