[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërron jetë një i prekur me COVID-19



Drejtori komunal i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se sot në mbrëmje ka ndërruar jetë një pacient i prekur me COVID-19 në spitalin e Vushtrrisë.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova ai ka shtuar se aktualisht gjenden 243 raste aktive me COVID-19.“Jemi pranë Qendrës Mjekësore Familjare në Vushtrri ku funksionon shërbimi i emergjencës. Nga ora 19:00 e deri në këto çaste kur po flasim tani, kanë kërkuar shërbim 20 pacientë; ndërsa kanë marrë trajtim në shtëpi 5 pacientë të tjerë”.

“Jo të gjithë janë me COVID-19. Shumica kanë qenë të specifikave të tjera të problemeve shëndetësore”.I pyetur se raste aktive janë aktualisht në Komunën e Vushtrrisë, Meholli ka thënë se janë 243 raste aktive.“Aktualisht kemi 243 raste aktive në komunën tonë dhe kemi 15 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19”.

“Sot para disa orëve kemi pasur edhe një pacient që ka ndërruar jetë – i prekur me COVID-19. Ngushëllime familjes Selaci që kanë humbur më të dashurin e tyre”.

Menu Title