[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërron jetë në moshën 37 vjeçare ky futbollist



Ish-futbollisti nga Bjellorusia, Maxim Tsigalko ka ndërruar jetë në moshën 37 vjeçare. Ish-klubi i tij Dinamo Minsk vdekjen e tij e njoftoi në faqen zyrtare.

“Kampion i Bjellorusisë, fitues i Kupës së vendit me Dinamon. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Maximit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, tha klubi i Minskut në faqen e tij të internetit.

Ai ishte sulmues i Dinamo Minskut në periudhën 2001-2004, duke shënuar 28 gola në 65 paraqitje. Shkaku i vdekjes së tij nuk u përmend.

Në vitin 2010, Tsigalko u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve.

Ndryshe nga jeta reale, Tsigalko kishte aftësi të jashtëzakonshme, shkathtësi dhe ritëm në një lojë të njohur për menaxherët e futbollit, “Championship Manager 01/02”, gjë që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë dhe të dashur në këtë lojë kompjuterike.

 

Menu Title