[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërron jetë ish-anëtari i UÇK-së



Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Isat Tolaj. Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe qytetarëve të Deçanit.

Tolaj njëkohësisht ishte dhe aktivist i AAK-së.

Postimi i plotë:

“I rëndë dhe i hidhur lajmi për vdekjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistit të AAK-së Isat Tolaj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj , qytetarëve të Deçanit dhe gjithë atyre që e njohën Isatin.

 

Do të kujtojmë gjithmonë!

 

 

 

Menu Title